Arrestohen dy vëllezër, dajak punonjësit të ujësjellësit…

0
141

Dy vëllezër në Elbasan kanë rënë në pranga pasi kanë dhunuar punonjësin e ujësjellsit.

Andon Bërdufi, 55 vjeç dhe  Uran Bërdufi, 29 vjeç,  banues në fshatin Katundi i Ri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta e sende të forta shtetasin me iniciale F. B., 35 vjeç për shkak të detyrës.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dy vëllezëve dhe 35-vjeçari, po ashtu banues në fshatin Katundi i Ri, ka pësuar dëmtime fizike.

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe punonjësi i ujësjellësit, pasi goditi me grushta dy vëllezit Andon e Uran Bërdufi,”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale  “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”,  parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A. Bërdufi dhe U. Bërdufi,  si dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”,  të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here