Arbana Osmani rikthehet pas tre muajsh mungesë

0
186

Kanë kaluar pothuajse 3 muaj që nga dalja e saj e fundit publike, apo nga të qenurit aktive në rrjetet sociale.
Ndryshe nga të gjithë personazhet e ekranit që kanë zbuluar çdo cep të plazheve që kanë vizituar, Arbana Osmani është treguar shumë diskrete në këtë aspekt.

Image

Pasi nuk e pamë gjatë gjithë verës, Arbana rikthehet me pamjen e kuruar dhe në formë të mirë fizike.
Ka qenë një foto të cilën e ka postuar në llogarinë e saj grimieria e Arbanës. Prezantuesja mesa duket ka bërë shërbimet e nevojshme për të cilat flokët kanë nevojë pas pushimeve.
E vetmja gjë që dimë nga vera e Arbanës janë disa ditë pushimi që ajo kaloi në Turqi me stafin e ‘Dua të të bëj të lumtur’ menjëherë sapo ka përfunduar programi.
Mungesa e Osmanit ka ngjallur shumë kuriozitet tek ndjekësit e saj, të cilët e pyesin se kur do ta rishohin sërish në ekran.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here