7 gjëra që s’i dinit rreth Çiljetës: Dua dasëm në…

0
261

Çiljeta Xhilaga, ndër vite ka qënë një personazh mjaft aktiv; pjesë e intervistave të shumta dhe daljeve të njëpasnjëshme publike. Pavarësisht se mund të themi që njerëzit dinë mjaftueshëm rreth Çiljetës dhe jetës së saj, më poshtë do t’ju rendisim disa fakte që ndoshta nuk ju kanë rënë kurrë në vesh. Për ”Revista Who” Çiljeta rrëfeu 25 gjëra rreth vetes, ndër të tjera:

1-Kur isha e vogël, humbisja thuajse çdo ditë. Ngaqë isha shumë e lidhur me mamin e urreja kopshtin. Nuk qëndroja aty dhe merrja rrugët të shkoja të kërkoja mamin nga Pazari i Ri deri tek ura e Kamzës në këmbë (qesh) vetëm 3 vjeç e gjysmë për të shkuar tek puna e saj.

2-Ushqimi im i preferuar janë jufkat e Dibrës. Vdes për sheqerpare dhe fasule (qesh), pra siç e kuptuat nuk jam vajza që ushqehet me haviar.

3-Një herë më ka rënë telefoni nga makina në mes të autostradës dhe besojeni ose jo, kam ndaluar për ta marrë.

4-Momenti më i vështirë i jetës sime, kur më është dashur të operoj Fernandon për shkak të një komplikimi.

5-Kam qenë nxënëse e dhjetës, derisa u bëra e famshme.

6-Kam gjithmonë ftohtë, në dimër mblidhem kruspull.

7-Ka raste kur argëtohem me punët e shtëpisë, sidomos kur hekuros dhe jo, nuk po bëj shaka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here