Çahet tavani dy vjet pasi e rikonstruktoi lali Eri, fëmijët në rrezik

0
251

Dy vjet pasi inauguroi rikonstruksionin e kopshtit ‘Xixëllonjat” pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë, godina ka nisur të degradojë, duke vënë në rrezik seriozisht jetën e vogëlushëve.

Siç duket edhe nga video e publikuar nga hashtag.al, tavani i kopshtit ka pësuar plasaritje të theksuara dhe është gati në rënie, jo më shumë se dy vjet pas inaugurimit të rikonstruksionit të godinës.

Kujtojmë, se në maj të 2016-ës Veliaj siguroi se ky kopsht është transformuar plotësisht me kushtet e reja, pas nismës ‘ adopto një kopsht/çerdhe’.

“Kopshti “Xixëllonjat” në Fushën e Aviacionit në Laprakë ofron kushte dhe infrastrukturë bashkëkohore dhe të sigurt për të gjithë fëmijët që e frekuentojnë atë. Kjo falë investimit të kryer nga biznesi në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një Kopësht”. Ambientet e rikonstruktura të kopshtit 64 u inaguruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se ky kopsht është transformuar plotësisht nga gjendja në të cilën nga koha e fushatës elektorale, një vit më parë. Tashmë, ai ka mjedise të përshtatshme për zhvillimin e mësimit, ku spikasin edhe dy mjediset si, atelie-ja dhe palestra. Të gjitha mjediset mbështetëse për kopshtin, si banjo, korridore dhe mjediset e tjera janë mjedise të sigurta për fëmijët. Gjithashtu ka sistem ngrohës si dhe ka të montuar në çdo kat pajiset kundra zjarrit”, thuhej në njoftimin e bashkisë në atë kohë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here