Më në fund Endri i Ramës reagon për skandalet e qeverisë…

0

Endri Fuga në një hark kohor të shkurtër ka dalë sërish nga qoshja e errët ku rri duke bërë rolin e njeriut mistik, që vërtit gjithë piarin e kryeministrit Rama dhe ka reaguar sërish.

Loading...

Nëse pak ditë më parë nëpërmjet një letre qaravitëse, kërkonte t’u mbushte mendjen shqiptarëve se shefi i tij Edi Rama nuk i ka fare qejf avionët privatë dhe helikopterët, sepse ushqehet jo me luks por vetëm me “art dhe mendimtari”, sot është detyruar të bëjë një reagim për skandalet e fundit që i kanë plasur në oborr Edi Ramës, siç janë tenderat për organizata mafioze e klientë të shefit të tij të madh. Por veçanërisht, plani malinj për kapjen e pronave të Shqipërisë, duke arritur deri aty sa të shantazhojnë edhe një pjesëtar të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Doli Endri Fuga në Twitter dhe reagoi për skandalet që plas çdo ditë media dhe opozita, por çfarë tha?!: Kot që të reagosh..karvani ecën përpara….

Statusi i Endri Fugës në Twitter

“Dje njeri, sot tjetri. Pergojojne njerez e hedhin ne eter shifra shumemilioneshe, duke e bere te kote qe t’u pergjigjesh per cdo budallallek! KM dhe qeveria jane te vendosur te cojne perpara reformat dhe te fokusojne TE GJITHE VEMENDJEN TEK NJEREZIT e tek puna ne sherbim te tyre”.

Loading...

Lini nje pergjigje