Luana Vjollca do të prezantoj emisionin më të dashur të shqiptarëve

0

Pas publikimit të projektit të fundit muzikor Luana Vjollca duket se po i shijon shumë këto ditë të nxehta vere.

Si gjithmonë ajo di të tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe siç duket ka vendosur të mos ndalet së punuari pasi Luana ka treguar se ka disa plane të mëdha që patjetër do t’i realizojë.

Sezonin e kaluar moderatorja u pa në drejtimin e emisionit “Shiko kush luan” në ekranin e ‘Top Channel’, që bëri shumë bujë.

Mirëpo, duket se Luana këtë sezon të ri do të shfaqet në ekranin televiziv nën moderimin e një emisioni shumë herë më të madh.

Duket se Luanës i është besuar moderimi i reality show-t ‘Big Brother Vip’, i cili do të vijë për herë të parë për publikun shqiptar.

Edhe vet Luana ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se ka nisur xhirimet për spotin televiziv.

Ajo shkruan:’Projekt i madh.Nuk ka kohë për të pushuar’.

Lini nje pergjigje