Irfan Hysenbelliu dilemë mes Xhungës dhe Vasilit. Ja çfarë ka thënë: Kam ‘blerë’….

0
423

Nuk zien, vetëm në TV Klan. Edhe në televizionet e tjera të mëdha në vend, merkato e gazetarëve të njohur, po zhvillohet furishëm në prag të hapjes së zezonit të ri në muajin Shtator.

Një nga lëvizjet më të fundit është njoftuar sot, nga gazeta e Nikoll Lesit “Koha Jonë”. Ylli Rakipi rikthehet në News 24 me emisionin e tij “Të Paekspozuarit” duke marrë me vete edhe Andi Bushatin dhe Fatos Lubonjën, të cilët ka “përdorur” sistematikisht si analistë në formatin e tij. Lajmin për median e Lesit e ka konfirmuar vetë pronari i “News 24” Irfan Musabelliu, i cili ka thënë se sot pritet të ndajë vendimin, edhe mes dy emrave të tjerë të njohur në media, Eni Vasilit dhe Rudina Xhunga.

Shkrimi i plotë në “Koha Jonë”:

Rikthehen në “News 24” treshja sulmuese “juventine”: Rakipi, Lubonja dhe Bushati. Pronari i grupit më të madh mediatik, Hysenbelliu mbetet në dilemë mes Xhungës dhe Vasilit

Surprizat në televizionet kryesore të vendit kanë filluar të nxjerrin sekretet e para për lëvizjet e kryqëzuara nga njëri televizion në tjetrin. Deri dje dihet se Blendi Fevziu nuk lëvizi nga TV Klan, ndonëse pati zhurmë të madhe për ikje në “Top Channel”.

E sigurt, pasi është konfirmuar mbrëmë vonë për “Koha Jonë” nga bosi i grupit më të madh mediatik në vend, Irfan Hysenbelliu; mbetet rikthimi i treshes sulmuese “juventine” të emisionit “Të Paekzpozuarit”, Ylli Rakipi, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati në “Neës 24”. Po kështu i njëjti burim thotë për “KJ” se sot Irfan Hysenbelliu do të vendosë mes Eni Vasilit dhe Rudina Xhungës.

Kjo është lëvizja më e madhe deri dje në tregun mediatik, lëvizjet e tjera janë sporadike. Pritet të mësohet se kush do të zëvendësojë emisionin e ditës së enjte në “Top Channel”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here