Ilva Tare largohet nga ‘Ora News’

0

Ky sezon i ri në ekranet shqiptare do të sjellë ndryshime vërtet të mëdha. Ndoshta nuk e prisnit, por gazetaren e njohur, Ilva Taren nuk do ta shikoni më në Ora News. Drejtuesja e emisionit “Tonight” do të largohet nga Ora News, në një televizion të ri që pritet të hapet së shpejti. Sipas “Konica.al”, Tare do të jetë në krye të departamentit të lajmeve në “A1” me një format krejtësisht të ri.

Gazetarja e njohur e çështjeve politike nuk e ka konfirmuar ende largimin e bujshëm nga Ora News, por na duhet të presim sezonin e ri për të parë se ku do të jetë e pozicionuar Ilva.

ImageImage

Lini nje pergjigje