Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 29 Gusht

0

Dashi-Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Nuk do hidhni asnjë hap pa pyetur marrë mendimin e partnerit dhe bashkëpunimi do përforcohet.

Loading...

Demi-Saturni do e përmirësoje ndjeshëm sot jetën në çift. Do jeni më shumë nga vetja që marrëdhënia mes jush të jetë e mirë dhe me mirëkuptim do zgjidhni çdo mosmarrëveshje.

Binjakët-Edhe pse nuk do keni shumë kohë të lirë sot, do e gjeni mundësinë për të qëndruar paksa me atë që dashuroni. Marrëdhënia me të do jetë më e ngrohtë se disa ditë më parë.

Gaforrja-Nëse marrëdhënia me partnerin nuk po shkon ashtu si duhet kohët e fundit, gjeni kurajën dhe flisni hapur me të. Më mirë t’i vendosni që tani pikat mbi “i” sepse me vone do lëndoheni më shumë.

Luani-Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo për të dashuruarit. Nëse vazhdoni në këtë rrugë edhe për disa kohë do e çoni më tej lidhjen tuaj.

Virgjëresha-Nuk do lodheni aspak duke dëgjuar problemet e partnerit tuaj sot dhe në çdo moment do i jepni mbështetjen tuaj. Ai do ju vlerësojë mjaft për këtë.

Peshorja-Nuk do keni për çfarë të qaheni sot në jetën tuaj në çift sepse partneri do mundohet në çdo moment t’ua bëjë qejfin. Ai do pakujdeset për ju dhe do ju mbajë në pëllëmbë të dorës.

Akrepi-Do debatoni ashpër me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do ju bëjë të mendoni t’i jepni fund gjithckaje që keni ndërtuar. Kujdes mos merrni vendime të nxituara kur nuk jeni të kthjellët.

Shigjetari-Nëse doni që jeta juaj në çift të shkojë më së miri gjatë kësaj dite, mundohuni të tregoheni sa më realistë dhe të mos ëndërroni gjëra të pamundura.

Bricjapi-Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv për të dashuruarit sot. Do dilni më shumë me partnerin dhe do provoni disa eksperienca të reja. Në planin financiar mos u dekurajoni edhe nëse keni disa probleme.

Ujori-Mjedisi yjor do ju ndihmojë të afroheni më tepër me partnerin tuaj dhe të kaloni momente të këndshme së bashku. Do i harroni problemet e të shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes.

Peshqit-Dite e qetë dhe e zakonshme kjo për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat ashtu si t’ju vijnë pa menduar aspak për të nesërmen. Ne planin financiar nuk do keni probleme, përkundrazi gjendja do jetë më e mirë

Loading...

Lini nje pergjigje