Atentati në Tiranë/ Mbetet i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari…

0

Polcia bën të ditur se ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur një qytetar me plumb në këmbë dhe në shpatull. Sipas njoftimit të uniformave blu ngjarja ka të bëjë me trafikun e drogës. Autori i plagosjes është identifikuar dhe është shpallaur në kërkim ndërkohë që prangat i janë vënë edhe përsonit të plagosur për shitje narkotikësh.

Loading...

Ja njoftimi i plotë i policisë

Zbardhjet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme gjatë orëve të mëngjesit ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari.
Pas një pune të mirëorganizuar hetimore identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Gjithashtu arrestohet edhe shtetasi i plagosur A. S., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Sekuestrohen disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.
Pas një pune të mirëorganizuar hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit :
– F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vras me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur :
– A. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Loading...

Lini nje pergjigje