Këto janë vendet ku femrat ‘vdesin’ t’i prekësh

0
10180

Shumica e meshkujve shpesh pyesin se ku duhet prekur partneren, në mënyrë që t’ia mundësojnë të përjetojnë ekstazën. Në qoftë se nuk i dini dhjetë zona kryesore erogjene të femrave, po jua japim listën e tyre! Jo, në vend të parë nuk është klitorisi!

Derisa te meshkujt është krejt e thjeshtë, zonat e tyre kryesore erogjene janë testisët, penisi dhe anusi, ndërkaq kur është fjala te femrat te ato ka shumë pika në trupin e tyre të cilat mezi presin t’u preken.

Mësohuni se si te arrihet deri te kulmi i kënaqësisë!

Ana e brendshme e kërdhokullave

Kjo pjesë e trupit të femrës është në vendin e dhjetë. Është shumë e ndjeshme në prekje, puthje dhe lëpirje. Mbani në mend – as të mos ju shkojë mendja që të “kafshoni”, sepse kjo pjesë është tepër e ndjeshme.

Zona pas gjunjëve

Kjo pjesë është në vendin e nëntë dhe do të befasoheni se si do të reagojë femra kur në atë vend me butësi e prekni apo e puthni. Mirëpo, me rëndësi është që të mos jeni të vrazhdë apo të mos e teproni me butësi, ndoshta partnerja juaj mund të guduliset.

Prapanica

Kjo pjesë e trupit të femrës është në vendin e tetë! Mund të mos besoni, por shumica e femrave ndiejnë kënaqësi kur i kushtoni kujdes prapanicës së tyre. Shumica e dëshirojnë edhe “drejt”, mirëpo nuk është kjo e tëra! Disa duan që ajo pjesë t’u lëpihet, madje duan edhe penetrim me gisht apo penis. Po, fjala është për seksin anal.

Pjesa e pasme e qafës

Kjo zonë e trupit të femrës është në vendin e shtatë. Dhe, sapo t’ia afroni faqen tuaj asaj pjese, ajo do ta ndiejë frymën tuaj, do t’u jetë parapërgatitje e mjaftueshme. Dhe, vazhdoni ta prekni, ta puthni, mos humbni shumë kohë, filloni t’i bëni masazh.

Veshët

Janë në vendin e gjashtë. Shumica e femrave e dëshirojnë lëpirjen, puthjen dhe “kafshimin” tepër të butë. Mos i fryni në vesh, këtë gjë nuk e dëshirojnë. Mund vetëm t’u pëshpëritni. Mirëpo, mos u thoni që t’jua lajë pantallonat, le të jenë pëshpëritje vetëm erotike.

Shputat

Janë në vendin e pestë. Disa femra e duan masazhin, disa i duan puthjet, madje edhe thithjen e gishtave të këmbës. Mos hezitoni, por duhet patjetër që shputat e partneres suaj të jenë të pastra dhe të kuruara mirë.

Gjinjtë (thimthat)

Janë në vendin e tretë. Kjo me siguri nuk është kurrfarë befasie. Lëpirja dhe puthja e thimthave do ta bëjë të gatshme partneren tuaj brenda sekondave. Kujdes të mos jeni tepër i vrazhdë. Kjo zonë është mjaft e ndjeshme.

Vagjina (klitorisi)

A po çuditeni pse kjo zonë është në vendin e dytë! Nëse keni pushuar së befasuari, supozojmë që nuk ju nevojiten udhëzime të posaçme, sepse këtë qëmoti e keni praktikuar. Nëse jo – turp për ju dhe urgjentisht bëni diçka me gishta dhe me gjuhë.

Buzët

Janë në vendin e parë. Po, e vërtetë është! Nëse dini se ç’duhet të bëni me buzët e saj, sapo të filloni ta puthni, kjo gjë do t’ju çojë shumë më larg. Nëse mashkulli nuk di t’i japë puthje të zjarrta femrës, që asaj t’i dridhen këmbët, nuk do të ndahet mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here