Berisha: Noriega dhe don Agaçio kërcënojnë gjykatësin në tempullin e drejtësisë së Europës

0

Kryekumbar Noriega me Sekretarin e Përgjjthshëm të mafies shtetërore, don Agaçio, kërcënojnë haptas në mënyrën më kriminale, në tempullin e drejtësisë së Europës, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, anëtarin e kësaj gjykate, zotin Ledio Bianku.

Loading...

Ata i kërkojnë gjykatësit të ndikojë tek kryetari i kësaj gjykate për të hedhur poshtë dhe mos shqyrtuar, dosjet e dërguara nga pronarët legjitimë të pronave të tyre të grabitura nga qeveria.

Ky akt kriminal mafioz i pashembullt, dëshmon se mafia qeveritare shqiptare është një rrezik real serioz për institucionet europiane të drejtësisë.

Ky akt ndërkombëtarisht i dënueshëm, që rrezikon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës, dëshmon dhe një herë pse dërgohet për katër herë me radhë, përfaqësuesi i familjes mafioze Xhafa për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës së Strasburgut.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe, këtë akt të shëmtuar të Noriegës, mafiozit më të rrezikshëm të Europës, le të paralajmërojmë Edi Ramën se për çdo cenim që mund t’i bëhet gjykatësit në detyrën e tij, do të marrë përgjigjen që meriton.

Ju lutem, ndiqni bisedën e kërcënimit të bërë me porosi të Ramës dhe Don Agaçios nga famozi Denar Biba me gjykatësin Ledio Bjanku.

 

Loading...

Lini nje pergjigje