Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident u përfshinë dy automjete, ku si pasojë mbeti i vdekur njëri prej pasagjerëve.

Loading...

Sipas policisë është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat 25 vjeçari Sabah Maçi, i cili drejtonte mjetin ‘Benz’ ku ndodhej dhe pasagjeri që humbi jetën, i cili ishte me nënshtetësi pakistaneze, N.R.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28. 06. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sabah Maçi, 25, vjeç, lindur në Has e banues në Angli, pasi rreth orës 00:40 në autostradën “Durrës – Tiranë”, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N. R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B. Ll., ku për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj  N. R., ndërsa drejtuesi  S. M., ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

Loading...

Lini nje pergjigje