Vjedhin 42 pushkë të policisë, i zëvëndësojnë me armë lodra në magazinë

0

Hajdutët në Paraguai kanë vjedhur 42 pushkë të fuqishmë nga armatimi i policisë.

Gjatë një inspektimi zyrtarët zbukuan se pushkët FN FAL ishin zëvëndësuar me kopje prej druri dhe plastike.

Inspektimi u urdhërua pasi armët filluan të shfaqeshin një vit më parë në tregun e zi, dhe çmimi i tyre shkonte deri në 10.000 dollarë.

Pushkët ishin vendosur në depo por ishin në gjendje pune. Disa prej tyre mendohet se kanë përfunduar në Argjentinë ndërsa të tjerë besohet të jenë kontrabanduar në Brazil.

Brazli prej shumë kohësh është shprehur se shumë prej armëve të paligjshme të konfiskuara janë kontrabanduar në vend nga Paraguai.

Mediat paraguaiane publikuan fotot e kopjeve dhe e quajtën “skandalin më të turpshëm” në historinë e forcës policore të vendit.

Ata ishin marrë në një uzinë amrësh në qytetin Capiata, ndërsa forca policore i zëvendësonte ato me modele më të reja.

Kur filloi shitja e pushkëve në tregun e zi, ushtria urdhëroi një hetim. Ata u kontrolluan në arsenalin e armëve të policisë dhe u zbuluan pushkët lodra.

Zyrtari i policisë në krye të armatimit është zëvendësuar, por deri më tani nuk janë bërë arrestime.

Lini nje pergjigje