Kërpaçi: Falenderim për 600 pjesëmarrësit e kampingut të LRI, që nuk vendosen të heshtnin, por të shpalosnin alternativen e tyre rinore

0

Deputetja e LSI Floida Kerpaci ne nje deklarate per shtyp ka falenderuar 600 te rinjet qe ishin pjese kampingun politik të LSI, dhe vendosën idetë,pasionin, ëndrrat e tyre duke folur e duke mos pranuar heshtjen , duke ngritur alternativën rinore.

Loading...

Deklaratë për shtyp e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi

 

Përshëndetje ,

Sot kur ndërkohë për maturantët po dalin përgjigjet për arsimin e lartë, jemi në situatën kur rinia, e ardhmja e vendit, kërkon dhe synon të largohet nga vendi ynë.

Duan të ikin sa më parë, sepse shpresën e tyre për një jetë më të mirë narkoqeveria ja ka rrëmbyer rinisë dhe ia ka dhënë mundësi klientëve të lidhur me të.

Largimi i të rinjve kjo plagë e madhe e shoqërisë sonë, është alternative e vetme që ky kryeministër u ka dhënë të rinjve.

Ndaj sot duhet të ripërsërisim disa të vërteta të cilat nuk do të rreshtim deri sa kjo situatë e zezë për rininë shqiptare të ndryshojë.

Tashmë nuk ka asnjë dilemë që rinia shqiptare, shikon si të vetmen alternativë të saj largimin nga vendi.

Sot në vendin tonë, dënohen të rinjtë me vlera, moral, ëndrra me pasion për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri sepse promovohet sistemi i antivlerave.

Dhe më pas të gjithë këta të rinj të pashpresë  synojnë të largohen nga vendi ynë.

Sot në gjimnazet e vendit dhe jo vetëm , shitja e drogave është tashmë një fenomen i përhapur kudo, dhe aspak i kontrolluar nga strukturat përgjegjëse duke i vendosur të rinjtë në përdorues të drogave të forta. Sipas shifrave zyrtare të agjensive ndërkombëtare Shqipëria është vendi i parë në botë për konsumin e kokainës.

2.5% e popullsisë, vajza e djem të rinj, që narkokryeministri i ka kthyer në skllevër të biznesit fitimprurës të kabinetit të tij, dhe numri i rasteve të varësisë është në rritje alarmante.

Sot Edi Rama dhe qeveria e tij narkomane, nuk kanë menduar dhe nuk kanë planifikuar  asgjë për të rinjtë, sepse cdo gjë e kanë drejtuar te një grusht njerëzish, që janë shërbëtor të tyre.

Për Kryeministrin ka vetëm drogë, konçesione, propagandë. Ky është një shtet që po rrëshqet në diktaturë dhe kjo nuk është Shqipëria që duan të rinjtë.

Sot,të rinjve u është vrarë shpresa, janë pa mundësi, nuk ka meritokraci, s’janë të barabartë sepse përballë miqve të oligarkëve një i ri është një asgjë për këtë qeveri të antivlerave.

Papunësia e të rinjve, arsimi, emigrimi i të rinjve, pasiguria sociale, droga nëpër shkolla, varfëria, ishin disa nga temat që u trajtuan nga vetë të rinjtë në organizimin politik të lëvizjes rinore për integrim.

Unë dua të falenderoj ata 600 të rinj gjimnazistë dhe jo vetëm që erdhën për herë të parë, në kampingun politik të LSI, dhe vendosën idetë,pasionin, ëndrrat e tyre duke folur e duke mos pranuar heshtjen , duke ngritur alternativën rinore .

Dua të falenderoj dhe prindërit e të gjithë të rinjve që besuan te ne dhe nxisin të rinjtë për tu angazhuar, dhe luftuar për të ndryshuar vendin tonë duke e bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Jam e bindur se së bashku me ekipin luftarak të të drejtave të të rinjve të LRI, do të luftojmë përballë të keqes Edi Rama, duke mos lejuar atë e askënd të tallet,të përbuzë të rinjtë sepse rinia do t’ja japi dënimin që meriton atij dhe kujtdo që tallet me popullin!

 

Loading...

Lini nje pergjigje