“Sulltan Rama vs Populli! Jeta e luksit dhe varfëria”

0

Udhëtimet me charter dhe jeta e luksit që bën kryeministri Edi Rama, është totalisht në drejtim të kundërt me jetën që bëjnë qytetarët shqiptarë.

Deputetja e PD-së, njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, ka bërë disa paralelizma mes jetës që bën Rama dhe jetës që bëjnë qytetarët shqiptarë.

Postimi i plotë:

#SULLTAN #RAMA VS. #POPULLI

#Populli:

– Mbi 100 mijë fëmijë jetojnë me më pak se tre vakte ushqim në ditë;

– Mbi 600 mijë pensionistë jetojnë në varfëri

– Dhjetëra mijëra të sëmure nuk përballojnë dot koston e ilaceve;

– Gjysma e rinisë është e papunë dhe e pashpresë;

– Mbi 60 përqind e njerëzve shohin migrimin si të vetmen të ardhme.

#Sulltani

– Jeton në lluks të turpshem: me zyra, makina, shtëpi e veshje superlluksoze.

– Udhëton cdo fundjave nëpër botë, për qejf e argëtim, me avionë charter dhe duke frekuentuar hotelet dhe restorantet më të shtrenjta të botës.

– Nuk le ndeshje të rëndësishme basketbolli e futbolli dhe aktivitet tjetër qejfi në botë pa ndjekur.

– Të gjitha me paratë e zhvatura nga populli varfër, i sëmurë, i pashpresë.

Për popullin as që i shkon në mendje, as që harxhon një sekondë të mendoje. Popullit ja ka hequr vizën.

Ndaj tani është koha që populli t’ja heqe vizën sa më parë e ta #REFUZOJË.

Lini nje pergjigje