Ndarja nga jeta e senatorit amerikan, Presidenti Meta: McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të Kosovës

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain. Në një meszh në faqene  tij ne facbook ai shkruna se, “sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe”.
“Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan”.

“Senatori McCain, shkruan kreu i Shteteit Shqiptar në mesazhin e tij,  ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj”.

Ja shenimi i plotë i Presidentit Meta në facebook:

Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët.

Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe.
Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan.

Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.

Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për cështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën.
Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm.
U prehtë në paqe shpirti i tij!

Lini nje pergjigje