Ndarja nga jeta e senatorit amerikan McCain/ Berisha: Ikonë e qëndresës së njeriut, mik i shquar i shqiptarëve

0
PHOENIX, AZ - AUGUST 10: Senator John McCain (R-AZ) looks on while attending the MLB game between the Los Angeles Dodgers and Arizona Diamondbacks at Chase Field on August 10, 2017 in Phoenix, Arizona. (Photo by Jennifer Stewart/Getty Images)

Ish-kryeministrin Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan John McCain.

Loading...

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha, shkruan se sot u nda nga jeta një nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Kosovës, i cili ndër vite ka dhënë një kontribut të madh për kombin tonë.

Postimi i Berishës:

John McCain nuk është më!

Të dashur miq, senatori John McCain, një hero i lirive dhe të drejtave të njeriut, amerikan i madh, ikonë e qëndresës së njeriut për vlerat që beson dhe mik i shquar i shqiptarëve, dy herë ish kandidat për prestident i SHBA, mbylli sytë përgjithmonë!

Nga viti 1992 e në vazhdim kam patur fatin të takohem dhe të bisedoj shumë herë me senatorin John McCain, këtë mik të madh dhe të shquar të kombit shqiptar, Shqipërisë dhe Kosovës.

Me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes ndaj këtij burri të madh të kombit amerikan, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes McCain dhe autoriteteve të SHBA dhe i lutem Zotit që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar! Amin!! sb

Loading...

Lini nje pergjigje