“Hidhni gure, hidhni gure!…. Për portalet e shkrimeve me porosi”

0

Edmond Panariti:

Loading...

Hidhni gure, hidhni gure!…. Për portalet e shkrimeve me porosi, gjobevenieve dhe per sponsoret e tyre kam dy fjale : “Heshtjen time per skandalet apo pseudoskandalet ushqimore dhe farsat tuaja mediatike nuk e blini dot! Nuk keni shans! Nuk e blini as me para dhe shpifje, as me kercenime, as duke u marre me mua dhe familjen time! Sepse duke folur dhe duke mos heshtur, une do te perpiqem tu pengoj me sa mundem, qe te “terrorizoni” konsumatoret dhe bizneset, që te falimentoni prodhimin dhe prodhuesit shqiptare! Sepse kete keni bere dhe vazhdoni ta beni me “raprezalje”, “fake news “, me pseudoraporte te tipit “Albanian Food Industry” me analiza dhe fakte “anonime” pa gjurme dhe adrese, me te cilat gjunjezuat dhe po gjunjezoni shumë sipermarrje dhe individë. Me këto metoda dhe teknologjine “fake till you make” ose “shpif dhe shit”, nuk i kursyet dhe madje i shtyte ne faliment edhe industrite moderne vendase te qumeshtit. Jam i lumtur qe arrita ne kohe te mbaja me kembe dhe te shpetoja nga rrenimi lincues dhe mizor , pjesen e mbetur te qumeshtit shqiptar, duke e mbrojtur, mbeshtetur dhe promovuar me aq sa munda. Jam krenar qe vendosa standarte rregullatore per prodhimin dhe tregetimin e miellit, aty ku kishte vetem “kaos” dhe anarki. E shume e shume te tjera! E di mirë, që per keto fakte ju keni versionet tuaja te specializuara të shtremberimit dhe te deformimit te se vertetes, per te cilat nuk ja vlen te merresh! Por, une po mjaftohem tu pergjigjem me disa rreshta te epitafit, gdhendur mbi varrin e te madhit Mitrush Kuteli : O ju, qe mbeti pas ne jete! “Bini tingullit sic dini vete! Askush nuk iu mban dot doren kurre! Hidhni gure, hidhni gure”!

Loading...

Lini nje pergjigje