Alketa Vejsiu deklaron: Nuk mund ta përdor familjen si kartë suksesi…

0

Tashmë Instagrami na ka dhënë mundësinë të njihemi më mirë me jetën e artistëve,për shkak të rubrikës’Ju pyesni ne përgjigjemi’.

Loading...

Këtyre pyetje i’u është përgjigjur dhe moderatorja Alketa Vejsiu.
Ajo gjithmonë tregohet e rezervuar përsa i përket jetës së saj private.

Moderatorja e njohur përherë është munduar që familjen e saj ta mbajë sa më larg syrit të publikut dhe medias.

Janë të pakta rastet kur Alketa ka publikuar një fotografi me fëmijët e saj apo bashkëshortin.

Nëpërmjet ‘Instagram’-it moderatorja zhvilloi një intervistë dixhitale me ndjekësit e saj.

Nga pyetjet vihet re se pjesa më e madhe janë të interesuar pikërisht për mungesën e familjes së saj në rrjete sociale.

“Pse nuk i nxjerr fëmijët asnjëherë në televizor apo në foto ,për fëmijët e kuptoj që i mban larg mediave dhe daljeve tuaja publike dhe mirë bën, po bashkëshortin pse”, ishin disa nga pyetjet për Alketën.

“Nuk kam nevojë të mbërrij më shumë se ç’kam dhe ta përdor dhe familjen si kartë suksesi për një fotografi perfekte”, – ka thënë Alketa.

Image

Gjithashtu ajo ka treguar se telefonin e ka të mbushur me momente të bukura me fëmijët e saj dhe nuk është nevoja që t’i ndajë me gjithë të tjerët.

Për më tepër Alketën e kanë pyetur se përse nuk bën dhe një fëmijë tjetër dhe ajo është përgjigjur se ndoshta mund ta bëjë ose të birësojë një fëmijë.

Image

Loading...

Lini nje pergjigje