Spaho: Rritja e prodhimit të energjisë elektrike i dedikohet dashamirësisë së motit

0
127

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho permes nje postimi ne facebook ka publikuar bilancin e prodhimit te energjise elektrike per 6 mujorin e pare te vitit 2018, bilanc ky qe verteon se rritja ekonomike e ketij 6 mujori i dedikohet rritjes se prodhimit te energjise elektrike, per shkak te rreshjeve te shumta te rena gjate kesaj periudhe dhe jo politikave ekonomike te qeverise.

Postimi i plotë:

Sapo u publikua bilanci i prodhimit te energjise elektrike per 6 mujorin e pare te vitit 2018. Shifrat e tij vertetojne ate qe deklaroi PD se rritja ekonomike e ketij 6 mujori i dedikohet rritjes se prodhimit te energjise elektrike, per shkak te rreshjeve te shumta te rena gjate kesaj periudhe dhe jo politikave ekonomike te qeverise.
Sipas grafikeve, gjate tremujorit te dyte 2018, prodhimi i energjise elektrike eshte dyfishuar duke tejkaluar edhe rritjen e vitit 2013. Per rrjedhoje importet e energjise jane zvogeluar me 3.3 here kurse eksportet jane rritur me 6.5 here.
Shifrat e mesiperme rrezojne deklarimet e Edi Rames dhe Arben Ahmetajt per “rritje” ekonomike e cila ka prodhuar vende te reja pune. Vende te reja pune nuk jane krijuar dhe kjo rritje e perkoheshme i dedikohet dashamiresise te motit.
Nuk ka si te ndodhe ndryshe kur nje e dhene tjeter e diskrediton qeverine. Kredia per ekonomine per 6 mujorin e pare te vitit 2018 ka rene me 20 miliard leke ose renja me e madhe nga viti 2003 kohe kur ka filluar matja e ketij treguesi. Nga niveli i mesiperm, 12 miliard leke ka rene kredia per korporatat. Si eshte e mundur te kemi rritje te sektorit prodhues, i cili hap vende te reja pune, kur ai ka renjen me te madhe historike ne kredimarrje? Kete e dine dhe e shpjegojne vetem piktori dhe ministri i tij i anglishtes.

Fotografia e Edmond Spaho

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here