Rilindja ja arriti, më në fund jemi të parët në botë…

0

I erdhi dita rilindjes të marr kusuret e punës së mirë organizuar në këto 5 vite. Pas raporteve të njëpasnjëshme dhe shuplakave të ndërkombëtarve në renditje si më të fundit përsa i përket zhvillimit ekonomik, reformës në drejtës, luftës kundër korrupsionit. Sot shteti i rilindjes po kryeson lart e më lartë, se mos menduat për ndonjë reforme apo arritje, gaboheni rëndë. Prestigjozja “The Economist” e tha fjalën e saj: Raporti therës për shqiptarët se vendi ynë i vogël dhe me një popullsi sa një qytet europian kryeson e para për përdorimin e kokainës në botë, helmoi fundin e verës 2018. Kur vjen puna te raportet qeveria hesht, hesht se nuk ka ç’të thotë. Një qeveri që ka ardhur në pushtet vetëm me një qëllim të mbush xhepat e vet dhe të oligarkëve të saj nuk trembet nga këto lloj raportesh, se fundja çfare do mbjellësh do korrësh.

Kulmi i këtij aktiviteti ishte viti 2015-2016 po sot falë investimeve të qeverisë është në majë të lulëzimit, si nga kultivimi, urat lidhëse për tregtimin me rrjete të mëdha të trafiqeve ndërkombëtare, ashtu dhe nga përdorimi. Mjafton të kujtojmë drogën e kapur që nga janari deri me sot, ku bosat e drogës vazhdojnë të lundrojnë të qetë si peshku në det.

                          Janar-Gusht 2018

  • 7 kg marijuanë drejt Greqisë (Janar)
  • 100 kg drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Kapet nga policia Italiane (Janar)
  • 613 kilogram kokainë në Durrës. Kolumbia mbërrin në Shqipëri (Shkurt)
  • 155 kg drogë u kap në Kostur, operacion në Greqi (Mars)
  • 121 kg marijuanë e kapur në Devoll (Mars)
  • 2 ton hashash  Kapet në mjetin lundrues ne detin Adriatik (Prill)
  • 1,8 ton kokainë  nga Shqipëria në Gjermani (Maj)
  • 28 kg marijuane Kapet familja shqiptare në Mal të Zi (Qershor)
  • 671 kilogram kanabis u kap ne Karaburun (Qershor)
  • 21 kg e 400 gr kanabis u kap në Kapshticë (Qershor)
  • 412 kg kanabis Kapet në Vlorë (Qershor)
  • 43 kg marijuana Kapen në Krujë (Korrik)
  • 1 ton kanabis drejt Italisë (Korrik)
  • 505 gramë heroine U kap në Elbasan (Gusht)

Jemi në muajin e tetë të 2018 dhe kemi një rekord drogë të kapur, por kjo është vetëm një pjesë e asaj që ka mbërthyer shqipërinë dhe po lulëzon sheshit. Ajo që vret është se hashashi, marijuana janë ulur këmbkryq në “Shqipërinë që duam” shkollat, baret, rrugicat e rrugëve  kumbojnë erën e rëndë të hashashit dhe për çudi askush nuk çirret, po po të çirret e të ulëras.  Shoqeria shqiptare ndodhet në një kolaps total, e pa shpresë siç flet dhe vetë raporti. Të rinjë që nisin ditën me tymosje hashashi dhe me thithje kokaine, nuk do shumë mend për të kuptuar se muzgu i mbrëmjes do sjellë fortune për shoqërinë shqiptare.

Sot kur rilindja ka rrëzuar çdo barrierë për trafikun e drogës, ku më mirë të legalizohet se të harxhojnë naftën policët duke ngarë për të bërë një foto që ‘Policia që duam’ po lufton kanabisin.

Nga më i vogëli deri tek më i madhi në detyrë e dini shumë mirë si procedohet me pazaret e droges dhe planet e tyre, po rilindasit e shquar per këtë punojnë. Kush vallë do kujtohet për këtë vend, për këtë popull.

©standard.al

Lini nje pergjigje