Presidenti Meta nderon kujtimin e të internuarve dhe viktimave të kampit famëkeq të Tepelenës

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale sot disa fotografi dhe ka hedhur disa radhë në përkujtim të atyre njerëzve që u sakrifikuan në kampin e internimit në Tepelenë. Në shënimin e tij në Fb, krahas fotografive, Meta shkruan:

Loading...

Në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, kisha nderin e veçantë të merrja pjesë në veprimtarinë përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq në Tepelenë, për të nderuar e vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e të mbijetuarve të këtij kampi, që i dhanë përmasë njerëzore përballjes me totalitarizmin, si personalitete frymëzuese për shoqërinë e sotme shqiptare.

Znj.Gjelë Gjikola, znj.Mrikë Gjikola, znj.Drane Jakja (pas vdekjes) dhe z.Lek Pervizi janë katër nga figurat frymëzuese që vlerësova me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, pikërisht në vendin ku u zhvillua drama e tyre jetësore dhe u kalit mbijetesa, në emër të sakrificës dhe humanizmit të njerëzve të thjeshtë.
Këta janë vetëm 4 nga shumë heroina e heronj që kanë vuajtur në këtë kamp famëkeq, që nderohen në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe kërkon paqësisht të jetojë të ardhmen.  Ata janë shembuj të vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen. Nderim përjetë gjithë viktimave të pafajshme, ish-të përndjekurve politikë dhe disidentëve të Shqipërisë që dhanë jetën në emër të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor! ” përfundon Presidenti.

Loading...

Lini nje pergjigje