Ironia therëse e Palokës: Grupi që djeg çerdhet ka lidhje me grupin që rrëmbeu gruan e Rroshit

0

“Kemi dyshime të forta se grupi që po djeg çerdhet ka lidhje me grupin që rrembeu gruan e Roshit.”

Loading...

Kjo ka qënë ironia e përdorur nga deputeti demokrat Edi Paloka ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës dhe disa institucione të tjera shpërndanë një informacion sipas të cilit zjarrëvëniet në cerdhet e Tiranës janë të qëllimshme.

Paloka ka reaguar me ironi ndaj këtyre njoftimeve duke I kujtuar Erjon Veliajt mesazhin që u nisi ambasadave dhe mediave të huaja në vitin 2011, për rastin e famshëm të Griselda Roshit, ish-bashkëshortes së Elvis Rroshit, e cila u raportua për disa orë e zhdukur, e përdhunuar dhe madje që kishte humbur edhe fëmijën e saj.

Shumë shpejt u mor vesh që ngjarja ishte inskenim.

Paloka e lidhi ngjarjen e fundit me çerdhet dhe pretendimet e Veliajt me historinë e Griseldës, 7 vjet më parë dhe publikoi foton më poshtë:

Image

Loading...

Lini nje pergjigje