Ekstradohet trafikanti ndërkombëtar i drogës

0

Mediat italiane informojnë se një shtetas shqiptar, narkotrafikant i rëndësishëm ndërkombëtar është ekstraduar një ditë më parë nga aeroporti i Genovas drejt Tiranës.

Trafikanti me inicialet L.E, 36 vjeç akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike me vendet si Kolumbia, Venezuela, Hollanda, Spanja, Gjermania, Serbia, Shqipëria e Italia.

Hetimet e prokurorive të disa qyteteve italiane kanë dokumentuar aktivitetin e tij kriminal në vitet 2005-2007.

Investigatorët italianë kanë zbardhur udhëtimet e shumta të 36 vjeçarit shqiptar drejt vendeve të Amerikës Latine ku kontaktonte me anëtarët e karteleve (grupeve) më të mëdha të drogës e organizonte transportiin e lëndës narkotike drejt Europës.

Shqiptari L.E rezulton se është dënuar me 6 vite burg në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Trafikanti shqiptar është arrestuar pak kohë më parë në aeroportin e Romës.

Pas qëndrimit në burgun e Genovas e më pas të Sanremos, ai është riatdhesuar një ditë më parë drejt Shqipërisë.

Lini nje pergjigje