Aksidenti tragjik në Sarandë, vdes turistja

0
163

Nga aksidenti i rëndë i ndodhur sot në rrugën Sarandë – Butrint, afër kanalit të Çukës, ka gjetur vdekjen një turiste italiane dhe është plagosur rëndë bashkëshortja e tij italiane. Të dy janë nga Xhenova. Çifti italian udhëtonte me motor kur është përplasur me një makinë Ford me targa shqiptare.

Pamjet e mëposhtme ardhur nga qytetarët në vendin e ngjarjes ilustrojnë përplasjen e rëndë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme gruas dhe plagosjen e rëndë, bashkëshortit të saj.

Ja njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Po punohet për gjeneralitetet e tyre.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here