Zjarr në Kukës, paralajmërohet…

0
156

Një vatër zjarri është shfaqur rreth mesditës së sotme në fshatin Kryemadh të NjësisëA dministrative Malzi. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur grupet e punës të Bashkisë Kukës.

Ekipet e Sherbimit Zjarrfikës, Drejtoria e Pyjeve, ajo e Emergjencave Civile si dhe administrata e Njësisë Malzi po punojnë për kufizjmin e shuarjen së kësaj vatre zjarri e cila është favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Paralelisht i është kerkuar Policisë së Shtetit dhe po bashkëpunohet me keto struktura për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit. Nga vëzhgimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Bashkia Kukës ju bën thirrje banorëve në këto zona që të jenë bashkëpunues për ruajtjen e pyjeve si dhe të angazhohen me grupet operacionale për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyje. Gjithashtu Bashkia Kukës nga banorët që janë më afër pyjeve kërkon që të rrisin më shumë kujdesin dhe të informojnë në kohë bashkinë apo policinë për çdo vatër zjarri apo informacion për zjarrvenie të qëllimshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here