Presidenti Meta një dedikim për Kiço Blushin me rastin e…

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është dedikuar sot, shkrimtarit Kiço Blushi, i cili mbush 75 vjeç! Në mesazhin e tij në Fb, Presidenti shkruan:

Loading...

“Sot Kiço Blushi bën 75 vjeç. Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare, me filmat e të cilit si “Beni ecën vetë”, “Nëntori i Dytë”, “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 36”, “Në shtëpinë tonë” e plot të tjerë me të cilët jemi rritur dhe edukuar.

Por Kiço Blushi është edhe personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.

Gëzuar i dashur Kiço, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj!” përfundon mesazhin, kreu i shtetit.

Loading...

Lini nje pergjigje