Ngjarje e rëndë, përleshje me thika në mes të Vlorës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afër mesnatës në mes të qytetit të Vlorës.

Loading...

Disa të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin, ndërsa janë përdorur edhe thikat.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga një adoleshent si autor të plagosjes së një 21-vjeçari.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:  

Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Arrestohet shtetasi E. P., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë  shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues n? fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

Loading...

Lini nje pergjigje