“Shqipëria që duam” që po ‘shqelmon’ shqiptarët jashtë vendit

0
350

Të dalë ku të dalë, po në Shqipëri nuk jetohet është kjo panorama mjeruese që po përballemi çdo ditë. Qindra të rinjë po braktisin vendin në kërkim të një jetë më të mirë dhe humbjes së shpresës në vendin e tyre, shumë shtetas i kanë kthyer sytë sidomos nga perëndimi. Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë dhe është ndër vendet më të varfra në rajon, çka bën që tendenca për të emigruar të rritet. Edhe pas sloganit të kryeminstrit në zgjedhjet e fundit “Shqipëria që duam’  mbetet në shërbim  të  Ramës dhe oligarkëve të tij. Nje qeveri që iu vë këmbën qytetarëve të saj dhe imponon largimin e tyre nga trojet stërgjyshore ç’dreqin i duhet nje vendi…?

Një sistem arsimor që nxjerr analfabet funksional, një vend ku kujdesi shëndetësorë është në bazë të rryshefetit dhe jo nje detyrë e mjekut, nje shtet ku krimineli nuk ndëshkohet se ashtu e ka muhabetin me prokurorin, nje punonjës administrate që duhet te ndjeke mitingjet e partisë në pushtet, se ndryshe i presin rrogen mujore, ashtu siç pret flokët berberi, nuk paralajmeron asgjë me shume se falimentim dhe çrrënjosjen të një kombi.  Nje qeveri qe nuk di gjë tjetër të bëj, veç ‘reforma pas reformash’ që askush nuk di të thotë ku e kanë fundin. Sot Shqipëria ndodhet në një udhëkryq që nuk dihet si do e këtë përfundimin… Kjo valë emigracioni që po merr qindra njerëz përpara nuk ndalet, mjafton të shikosh aplikimet për viza si Amerikë, Kanada, Gjermani, janë shifra që duhet të trembin të madh dhe të vogël, po qeveria ka vendosur të hesht…

Kjo qeveri që dëbon bijtë e tij, ku të te keqen e promovon si model suksese, e pamundur te gjesh arsye per te qendruar dhe për të luftuar. Dikush duhet të marr frenat në dore ndryshe nesër do jetë shumë vonë. Shqipëria po zbrazet…

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here