Rrokaj: Akademia e 100 fshatrave spekulim i pastër me varfërinë e shqiptarëve

0
185

Mbasditen e sotme deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ishte i ftuar në një trajnim në kampin veror të LRI-së në Jalë, me temë Reforma në Arsim dhe çështja e Teatrit Kombëtar. Rrokaj theksoi se shkollat shqiptare vazhdon të vuajë nga mos financimi në masën 5% të PBB-së si shumica e vendeve të Europës. Ndër të tjera ai foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar duke u shprehur se mbrojtja e tij nuk është çështje ngrehine e cila mund të ri jetësohet, por është çështje vlerësimi të kujtesës si pasuria më e madhe që ka një komb.

Më poshtë një pjesë nga fjala e tij :

Akademia e 100 fshatrave është spekulim i pastër me varfërinë e shqiptarëve dhe anashkalim i problematikave që ata kanë.
Shkolla shqiptare vazhdon të vuajë nga papërgjeshmëria e qeverisjes e cila nuk financon në masën 5% të PBB-së si shumica e vendeve të Europës, por edhe fantazon me pseudo reforma apo kinezërira siç ishte edhe urdhri i fundit i ministres së arsimit ai për ndalimin e celularëve.
Mbrojtja e Teatrit Kombëtar nuk është çështje ngrehine e cila mund të ri jetësohet, por është çështje vlerësimi të kujtesës si pasuria më e madhe që ka një komb. Babëzia e kullave e ka verbuar këtë qeveri e cila po shkel hapur Kushtetutën, ligjin për pushtetin vendor dhe të gjitha rregullat e konkurrencës në një vend demokratik.
Rinia e ka për detyrë parësore t’i thotë STOP politikës së sulltanatit, të demagogjisë dhe të manipulimit mediatik. Politika shqiptare ka nevojë nevojë të transformojë modelin e vjetër të qeverisjes dhe kjo arrihet me një mea culpa apo ndjesë të hapur për keqqeverisjen kur kemi qenë në qeveri, me prezantimin e një ekipi të ri dhe me ide të reja e projekte që u kthejnë shpresën shqiptarëve, që nuk e mbajnë rininë në ankthin dhe pasigurinë e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here