Tjetër tragjedi në Itali, 11 të mbytur e të tjerë të zhdukur e të plagosur

0
179

Nuk kanë të ndaur ngjarjet e rënda me humbje jetë njerëzish në Itali. Katastrofa njëra pas tjetrës. Të paktën 11 ekskursionistë humbën jetën në grykën e Raganellos në Civita (Cosenza), në Parkun Pollino, pas vërshimeve të përrenjve ngas shirave të forta dhe stuhive të mëdha.

Dy trupat e fundit, të cilat u shtohen atyre të 4 grave dhe 4 burrave të identifikuar më parë, u gjetën tre kilometra larg nga pika ku ishin marrë nga uji. Gjatë natës një nga të plagosurit më të rëndë vdiq në spital. Pesë mbeten të zhdukur dhe 11 të plagosur.

Njëzet persona janë shpëtuar: në mesin e këtyre 11 janë të plagosur (6 në gjendje të rëndë) dhe janë në spitale.

Sipas mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, “ka vështirësi për të pasur një pasqyrë të qartë se kush është zhdukur për shkak të faktit që ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara”. Megjithatë, kërkimet nuk u ndërprenë asnjëherë dhe kanë vazhduar gjithë natën”. Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here