“Koha jote mbaroj dordolec, sëbashku me vapën në Gusht, në Shtator do fryjë erë e fortë”

0

Kreu i PDK-së, Nard ndoka, e ka cilësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe mënyrën se si po qeveris, një shtet dorodolecësh.

Loading...

Me anë të një postimi në facevbook, ndoka shkruan se ashtu si dordoleci i vendosur në mes të arës për të terembusr shpendët, ashtu edhe Rama është vënë në mes të shtetit për të trembur dhe burgosur qytetarët.

Ndoka i ka bërë thirrje Ramës që të largohet vetë me vapën e gushtin, pasi në shtator era e fortë do të fluturojë atë si një dordolec, duke pasur parasyh protestat e forta opozitare që pritet të ndodhin.

Ja postimi Ndokës:

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?!

Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët.

Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, n?pun?sit, qytetarët dhe këdo tjetër.

Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve.

Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon.

E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor!

Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash!

Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.

Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

Loading...

Lini nje pergjigje