Babai shkruan CV-në e vajzës: Injorante, nuk i plas fare, të çan t…

0
319

Kushdo që shkruan një CV përpiqet ta paraqesë sa më të aftë veten në kërkim të një pune, por nuk ka ndodhur kështu me babain e Lauren Moore, i cili shkroi një rezyme vërtet brutale për të bijën 16-vjeçare, duke përmendur aftësi si ‘nuk të dëgjon’ dhe ‘sheh në Facebook’.

Ai shton se vajza nga Redcar, North Yorkshire, “i çan trapin të atit”, “dh… gjithçka” dhe “humbet gjithë dokumentacionin”.

Adoleshentes angleze megjithatë i duket argëtuese dhe e ka postuar në Twitter CV-në e shkruar nga i ati, me komentin: “Më kujtoni të mos e lë babin të shkruajë CV për mua”.

Ndër cilësitë e tjera të vajzës, i ati shton edhe “injorante”, “vulgare”, “urren të tjerët”, “nuk i plas fare” e të tjera. Për sa i përket referencave, babai ka vënë emrin e një oficeri të lirimit me kusht, për të cilin shkruan: Mos e kontaktoni, as atij nuk i plas fare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here