Vasili: Të ngrihemi në këmbë kundra maskarellëkut shtetëror të rilindjes

0

Kreu I deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar deklarimet e drejtuesit të partisë italiane 5 Yjet, Beppe Grillo, për mosbindje civile për mos pagimin e autostradave italiane.

Loading...

Vasili shkruan se edhe në Shqipëri, mosbindja civile është më e pakta që mund të bëhet përpara poshtërsive që u bëhen qytetarëve shqiptarë.

Ai kujtoi edhe rrahjen që qeveria Rama u bëri banorëve të Kukësit të cilët kundërshtuan vendosjen e pagesës në rrugën e Kombit.

Ja postimi i plotë i Vasilit

Italia mosbindje civile per koncesionet, ndersa ne Shqiperi mosbindja civile duhet te mos ndalet…

Drejtuesi i partise 5 yje qe qeveris Italine Bepe Grillo deklaron mosbindje civile per te mos paguar autostradat ne Itali dhe se do te jete vete ne rreshtin e pare te mosbindjes civile
Po hajdutet e deklaruar boterisht te qeverise shqiptare duke filluar nga kryeministri c’bejne.Rrahen kukesianet per rrugen e Kombit dhe deklaruan se do te vene pagesen edhe per rruget e tjera.
Mosbindja civile eshte legjitime dhe me pakta ne Shqiperi perpara kesaj poshtersie qe i behet qytetareve te varfer dhe te vobeket shqiptar.
Kur Italia e pasur i ka koncesionet gur ne qafe dhe po i anullon keto koncesione mendoni keta hajdutet tane te qeverise qe duan ti vene gjithandej.
Lexoni vete cthote Bepe Grillo:
“Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostradat janë falas.
Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë financuar sërish, sepse janë të tyret tashmë.
Në Itali, autostradat u janë dhuruar koncesionarëve si “Benetton”, që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale”
Nuk kemi paguar taksa për dekada me rëdhë për të pasuruar “Benetton”-in dhe ortakët e tij. Për autostradat e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta”, thotë Grillo.
Te ngrihemi ne kembe kundra maskarellekut shteteror te rilindjes mosbindja civile eshte me e pakta.

Loading...

Lini nje pergjigje