Simboli i shqiponjës ‘pushton’ Japoninë

0

Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë.

Loading...

Kështu, shqiptari Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë  fotografi shumë të veçanta, të cilat jo vetëm sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia, por pas çiftit të sapo kurorëzuar duken dasmorët, më së shumti nga ana e nuses, të cilët formojnë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar.

Mesa duket simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka ‘fluturuar’ deri në Japoninë e largët, duke na mbushur me atdhetarizëm.

Ndër momentet e këndshme të dasmës veçohet veshja e çiftit me kostumet kombëtare shqiptare.

Image

 

Image

Loading...

Lini nje pergjigje