Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

0

Nëse ndjeni se lidhja juaj duhet të ketë një shans të dytë, ja çfarë mund të bëni që kjo të funksionojë.

Loading...

Epo, nuk jeni e vetmja femër në botë që vendos të luftojë për tu rikthyer me ish-të dashurin. Në fakt, kjo është një histori e vjetër që i ka ndodhur shumë vajzave dhe grave të tjera. Dhe është e vërtetë që shumica prej tyre e kanë fituar këtë betejë dhe rikthyen mashkullin pranë vetes.

Nëse ju jeni bërë për njeri-tjetrin, ju mund ta riktheni atë sërish. Ajo që ju duhet është shumë durim dhe zgjuarsi, sepse në këtë betejë, truri është arma më e fortë. Në fund të fundit kjo është një lojë që kërkon inteligjencë.

Ja disa hapa që duhet të ndërmerrni për të fituar përsëri zemrën e tij (dhe për ta mbajtur atë përgjithmonë).

Mendoni për arsyen e ndarjes? A doni vërtet që ai të kthehet?
Është e nevojshme ta nisni me këtë. Jini e sinqertë me veten tuaj dhe përgjigjuni kësaj pyetjeje: Pse u ndatë ju të dy? Ishte faji juaj? Ishte i tiji? A ishte lidhja juaj, një lidhje e shëndetshme? Pse dëshironi që ai të kthehet? Bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë apo ju trembeni nga ideja e të qenit vetëm?. Merrni laps e letër dhe shkruani përgjigjet e këtyre pyetjeve. Në fund, bëjini vetes pyetjen finale. A dëshironi vërtet që ai të kthehet? Jeni e sigurt për këtë? Vetëm nëse jeni 100% e sigurt , ju duhet të ndiqni hapin tjetër.

Në fillim, injorojeni atë!
Në fillim, taktika më e mirë është ta injoroni atë. Plotësisht, nëse është e mundur! Nëse i interesoni vërtet, kjo sjellje do e bëjë atë të dojë të luftojë edhe më shumë për t’u rikthyer me ju. Nëse ende i pëlqeni, ai do t’ju telefonojë pas disa javësh. Mos u përgjigjni telefonatës së parë. Lëreni t’ju telefonojë sërish. Pastaj kur të përgjigjeni, mos jini shumë e disponueshme. I thoni që jeni e zënë dhe nuk keni mundësi të flisni gjatë.

Bëjani të ditur se ju keni bërë përpara. Mos u dukni sikur ‘keni ngecur’ në të kaluarën
Ai nuk duhet ta kuptojë se jeni e dëshpëruar për tu rikthyer me të. Mos u dukni sikur keni ngecur në të kaluarën. Bëjeni të besojë se jeni duke ecur përpara, me ose pa të dhe që jeni vërtet e lumtur për këtë. Kjo gjithashtu do ta bëjë të luftojë për ju.

Lëreni atë të vijë te ju
Mos i telefononi dhe mos i shkruani në mënyrë të dëshpëruar. Nuk ka përse ta dijë sa shumë i mungoni, shkruan Anabel. Lëreni atë ta ndjejë mungesën dhe të vijë te ju. Nëse vërtetë ju do, do të vijë.

Dukuni bukur
Sigurohuni që dukeni më bukur se kurrë më parë. Nëse e takoni (rastësisht ose jo) duhet të dukeni tërheqëse. Mbani një dietë, frekuentoni palestrën dhe kujdesuni për gardërobën tuaj. Kushtojini më shumë vëmendje pamjes suaj dhe bëjeni atë të bjerë sërish në dashuri

Loading...

Lini nje pergjigje