Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?

0

Deputeti demokrat Enekeljed Alibeaj ka bërë një deklaratë shtypi nga selia e PD-së në lidhje me mos arrestimin mga policia shqiptare të  trafikatit ndëkombëtar të drogës Edmond Bego.

“Prokuroia duhet të hetojë policinë se pse nuk është arrestuar ky përson i dënuar në Itali” shtroi pyetjen deputeti i PD-së dhe se çfarë e pengoi atë që të arrestonte, duke akuzuar deputetin socialist Balla per mbështetje të këtij biznesmeni të kërkuar për trafik droge dhe që është ndalur nga policia greke.

Alibeaj beri dhe disa pyetje per Taulant Ballen.

“Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.

Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Deputeti demokrat ngriti disa pyetje institucioneve për të cilat kërkon përgjigje:

“Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?”

Ja deklarata e tij e plotë:

 

Lini nje pergjigje