Ronela Hajati për Kozeta Kurtin: Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që s’marrin frymë nuk i ndjek

0

Pas disa muajsh është risjellë edhe njëherë në vëmendje debati mes Kozeta Kurtit dhe Ronela Hajatit për ‘Festivalin e Këngës’ në RTSH. Ditën e djeshme në një intervistë për ‘Edicioni Veror’, kur u pyet për Kozetën, Ronela u shpreh: “Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek”. Por Kozeta nuk e ka lënë me kaq dhe menjëherë ka reaguar ndaj përgjigjes së Ronelës. Gazetarja ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një artikull dhe krahas tij ka shkruar: “Jam e njëjta që të bëja pyetje nga studioja e ngrohtë e ‘Ora News’-it dhe ti më përgjigjeshe nga shkallët e ftohta të ‘Universitetit Politeknik të Tiranës’. T’u kujtova? Ronelës së nxituar…”.

Image

Kujtojmë se debati mes këngëtares dhe gazetares, lindi pasi Ronela u shpreh e pakënaqur nga juria që zgjedh fituesin për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision’. Kozeta Kurti si zëdhënëse e ‘Festivalit të Këngës’ reagoi pas deklaratës së Ronelës, duke i thënë se si fillim duhej të mësonte të fliste në televizion e më pas të jepte gjykime.

Lini nje pergjigje