Polonia dëbon shefen e Fondacionit Soros, ja arsyeja…

0
469

Ditët e fundit Polonia dëboi nga zona e Shengenit (BE), njeriun më të afërt të SOROS në vend, organizatoren e tij kryesore, Lyudmyla Kozlovska, pa dhënë asnjë shpjegim.

Fondacioni “Dialog I Hapur” i George Soros, e quajti këtë një “akt të natyrës politike të kryer nga autoritetet polake në mënyrë që të ndalohen aktivitetet e organizatës në vend dhe jashtë saj”.

Por mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se burri i Kozlovskas, Z. Bartosz Kramek, Kryetar i Bordit të Fondacionit SOROS, kishte bërë thirrje për akte të ndryshme të mosbindjes civile në Poloni.

Nga ana tjetër agjitatorët e Soros po organizonin akte të ndryshme kundër qeverisë polake.

Në njoftimet rreth kësaj ngjarje thuhet:

Të martën më 14 gusht 2018, znj. Lyudmyla Kozlovska, presidente e Fondacionit Dialog i Hapur (ODF) u dëbua nga territori i BE për në Kiev, Ukrainë, për shkak të abuzimit me Sistemin Informativ Shengen (SIS). Sipas policisë belge të kufirit, deportimi u zbatua pas një konfirmimi nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Polonisë. Një masë e tillë ndalon znj. Kozlovska të hyjë në vendet e zonës Shengen.

Zonja Kozlovska njoftoi se ajo ishte penguar të hyjë në zonën Shengen pa ndonjë shpjegim dhe pa iu lejuar të njihej me kërkesën zyrtare. Fondacioni e konsideron këtë një akt të natyrës politike të kryer nga autoritetet polake me qëllim që të ndalojë aktivitetet e organizatës në vend dhe jashtë saj.

Por fakti më i fortë lidhet me aktivitetin e bashkëshortit të saj, Z. Bartosz Kramek, Kryetar i Bordit të Fondacionit, i cili kishte bërë thirrje për akte të ndryshme të mosbindjes civile në Poloni, në dritën e çmontimit të sundimit të ligj në vend në mesin e vitit 2017. Ai shpejt u bë një nga armiqtë kryesorë publikë të qeverisë populiste të vendit.

Fondacioni kishte paraparë më parë mundësinë e një mase të tillë, kur gazetarët, blogerët, politikanët dhe mbështetësit e tyre pro-qeveritarë të së djathtës filluan të vënë në pyetje të drejtën e zonjës Kozlovska për të qëndruar në Poloni. Diskutime të tilla publike kishin për qëllim paraqitjen e saj si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin publik, një status që do të lejonte dëbimin e saj në përputhje me ligjin polak mbi të huajt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here