I refuzuan vizen të dashurit shqiptar, ajo që tenton të bëj e dashura do ju lej pa fjalë…

0

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Paige Smith hipi mbi një urë në një rrugë në veri të Londrës.

“Nuk mbaj mend shumë, vetëm se po rrija atje, duke parë poshtë, duke menduar ‘do të hidhem’, por pastaj dy oficerë policie, që nuk e di nga erdhën, arritën të më bindnin të zbrizja”.

Smith, 24 vjeçe, ishte duke përjetuar makthe pasi ajo dhe i dashuri i saj, Fatjon Ballmi, 23 vjeç nga Shqipëria, ishin në telashe per here te pare që kur u lidhen bashke.

Shtatorin e kaluar, pasi kishin bere bashkë gati tre vjet te lidhur, ata kërkuan vizë për Ballmin, por, dy muaj më vonë, autoritetet e refuzuan dhenien e saj duke deklaruar gabimisht se Smith nuk e plotësonte pragun e të ardhurave prej 18,600 £ të nevojshme për ta sjellë partnerin e saj në vend.

“Ne kurrë nuk prisnim një refuzim dhe unë e përjetova shumë keq këtë”, tha Smith.

“Unë po vuaja mendërisht, nuk e pranoja dot të isha larg te dashurit tim për 11 javë gjithsej dhe tntova të bëj vetëvrasje. U dërgova në spital dhe qëndrova atje për më shumë se 24 orë”.

Autoritetet nuk e kishin kontrolluar mire faktin se paga bazë e vajzes provonte se Smithi i plotësonte kriteret.

Një gjykatësi në Apel iu deshen më pak se 10 minuta në muajin qershor për të vendosur që viza të lëshohet per shqiptarin.

“Gjithkush thotë ketu “ju jeni një qytetar britanik kështu që nuk do të keni probleme” kur ne kemi në të vërtetë. Por unë ende nuk kam takuar një shtetas britanik që ka një bashkëshort shqiptar, i cili nuk ka pasur ndonjë problem. Unë mendoj se kombësitë e caktuara janë jashtëzakonisht të diskriminuara kur bëhet fjalë për marrjen e vizës. Mendoj se është pjesë e mjedisit armiqësor. Unë e di se gabimet ndodhin dhe është një departament i madh qeveritar, por duket se po ndodh shumë shpesh”.

Smith është një nga rreth 1,000 anëtarët në faqen e Facebook Reuniting Families që mund të dëshmojë për problemet me të cilat dhjetëra mijëra shtetas britanikë po përjetojnë kur përpiqen të sjellin bashkëshortët dhe te dashurit e tyre në Britani të Madhe.

Lini nje pergjigje