AKU ka mbyllur një baxho në Gjirokastër, ka konstatuar se djathi ishte me myk

0
263

AKU ka mbyllur një baxho në Gjirokastër, pasi ka konstatuar se djathi ishte me myk. Inspektorët e AKU-së konstatuan se shtetasi Edmond Zyba tregtonte nënproduktet e qumështit pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi që subjekti, me aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me stadardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400 kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

ImageImageImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here