Standard.al

Zbulohet skandali: Ja si Erion Veliaj i premton tenderin tek Unaza e re, të dënuarit për trafik droge

0

Ish-presidenti i ekipit të futbollit të Lushnjes, Manoli Irfan Bega, i arrestuar në Greqi për trafik drogash të rënda, rezulton të ketë në listën e miqve të tij të fuqishëm një emër të ri: kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Miqësi e lidhur me para, natyrisht, që shënon një skandal të ri në regjistrin e kryebashkiakut, në atë të shpërndarjes së tenderave.

Gazetari investigativ Flamur Vezaj, ka zbuluar në një shënim të tijin sot se Bega, “ tashmë i rehabilituar në një biznesmen të suksesshëm i ndërtimit në Tiranë, njihet si një mik i ngushtë me politikanët si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla. Kohët e fundit, shoqërisë së tij i është shtuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lali Eri, sidomos pas premtimit që i ka bërë biznesmenit të arrestuar për dhënien e tenderit të projektit të ri te Unaza e Re, projekti që do të bashkojë Shkollën Teknologjike me rrethrrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë!

Të gjithë këta bashkë, – nënvizoj Vezaj, – dyshoj se e kanë ndihmuar biznesmenin me shumë emra dhe financuesin e fushatave njëherazi, krahun e djathtë të Aldo Bares, të mos arrestohet në Shqipëri prej vitesh edhe pse emri i tij rezultonte në kërkim në sistemin e Policisë!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.