Ja pse na bëhet mishi ‘kokërr’ dhe na rrudhen gishtat nga uji

0
348

Kur kemi ftohtë, lëkura na bëhet kokrra-kokrra sepse receptorët e lëkurës u përccojnë një situatë rreziku muskujve të cilët rëndohen. Poret shtrëngohen, mbi epidermë formohen fryrje të vogla dhe qimet, nga pozicioni horizontal, drejtohen. Ky reagim i jep një mbrojtje më shumë lëkurës së ekspozuar, duke formuar një barrierë që pengon ajrin e ftohtë të dëmtojë trupin. Në këtë mënyrë humbim më pak nxehtësi trupore dhe e kemi më të thjeshtë të mbajmë temperaturënn normale trupore.

Po gishtat pse na rrudhen nga uji?

Turpi ynë është krijuar për të jetuar në tokë dhe jo në ujë. Në ujë duart tona bëhen të rrëshqitshme dhe nuk i kapin dot objektet. Kjo perceptohet si e rrezikshme për trupin. Të kapesh pas një objekti mund të të shpëtojë jetën gjatë një rreziku për mbytje. Por natyra është e mrekullueshme dhe ka menduar një truk për të na ndihmuar: lëkura e mollëzave pas një qëndrimi të gjatë në ujë rrudhet. Kjo u siguron duarve aftësi më të mëdha për t’u kapur pas një objekti në rast rreziku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here