Vasili: “Në Europë janë anulluar koncesionet, Rama vijon hajdutërinë”

0
170

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thekson se në Europë janë anulluar koncesionet, kurse qeveria Rama thotë Vasili, vijon hajdutërinë. Vasili thotë se së fundmi edhe Italia kuptoi se koncesionet kanë rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero, një pastrim parash sheshit.

”Greqia, Franca, Spanja, Irlanda dhe së fundi në mënyrë dramatike Italia kanë provuar se koncesionet kanë rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero, një pastrim parash sheshit, me ngarkesa financiare shumë të mëdha shtesë në ngarkim të shtetit dhe me një korrupsion të jashtëzakonshëm”,-shkruan Vasili.

Edhe pse qeveria është paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, FMN, Banka Boterore, praktikisht nga të gjithë partnerët strategjike politikë dhe ekonomike të Shqipërisë, qeveria thotë Vasili, ”kryeministri nuk po ndalet duke filluar nga projekti famekeq 1 miliard dollare dhe deri te koncesionimi banal i çdo aktiviteti”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Qeveria italiane anulloi koncesionet, qeveria e Tiranës vazhdon hajdutërinë. Për një kryeministër dhe qeveri që kanë objektiv të vetëm grabitjen dhe rrëmbimin e parasë dhe pronës publike, koncesionet janë dhe mbetën instrumenti i adhuruar që jua mundëson këtë. E gjithë Europa është sot në një reflektim të fortë kritik për atë ç’ka bërë ajo vete me koncesionet.

Greqia, Franca, Spanja, Irlanda dhe së fundi në mënyrë dramatike Italia kanë provuar se koncesionet kanë rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero, një pastrim parash sheshit, me ngarkesa financiare shumë të mëdha shtesë në ngarkim të shtetit dhe me një korrupsion të jashtëzakonshëm.

Qeveria e Shqiperise dhe Kryeministri i saj janë paralajmëruar rreptë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga FMN, nga Banka Boterore, nga Ambasada Amerikane në Tiranë, nga BE, nga Standart & Poor’s praktikisht nga të gjithe partnerët strategjike politike dhe ekonomike të Shqiperisë.

Kryeministri nuk po ndalet duke filluar nga projekti famekeq 1 miliard dollare dhe deri te koncesionimi banal i cdo aktiviteti. Kur shtete europiane me kapacitete shume te medha planifikimi dhe vleresimi ekonomik kane deshtuar frikshem mendo me tej per qeverisjen hajdute, amatore dhe korruptive ne Shqiperi se cfare baderdie ekonomike mund te prodhoje.

Shteti i ketij kryeministri nuk i ka më kycet e qeverisjes ne dore por ka thjesht kycet e sepeteve te parave te vjedhura personale dhe paturpesine tu lere pas nje mal me borxhe shqiptareve. Rrenimi ekonomik dhjetravjeçar eshte i qarte dhe ne driten e diellit. Eshte nje fatkeqesi e tmerrshme per te sotmen dhe te nesermen e brezave te tere. Koncesionet jane nje kancer qe po e ha dhe do ta haje Shqiperine dhe shqiptaret per dhjetra e dhjetra vjet.

Edhe atyre qe nuk kane lindur akoma ju eshte vendosur ne qafe laku i nje borxhi te poshter,te piset dhe te padrejte. Ngjarjet e fundit ne Itali dhe vendimi i jashtezakonshem dhe pozitiv i qeverise italiane per ti anulluar koncesionet jane shembull i madh. Kryeministri dhe qeveria duhet te ndalen se shkaterruari kete vend me koncesionet hajdute dhe kriminale.

Italia e dha shembullin e madh te kurajos patriotike per ta mbrojtur Italine nga kjo e keqe.
Po keta te Tiranes ç’do bejne apo rendesi per ta ka qe kusaria te vazhdoje….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here