Rastet e dhunës së grave ndaj burrave, në 24 orë

0
212

Nuk kanë munguar rastet e dhunës së grave, ndaj burrave edhe në 24 orët e fundit. Njoftimet zyrtare nga Policia, bëjnë të ditur se për 3 rastet e fundit, janë plotësuar kërkesë-paditë, për tre gra, dy prej të cilave kanë dhunuar burrat dhe një tjetër, vëllanë e saj.

Komisariati i Policisë Kavajë

  • Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I. K., vjeç 52, banues në Golem, pasi bashkëshortja, J. K., vjeçe 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier

  • Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I. F., vjeç 46, pasi bashkëjetuesja E. M., vjeçe 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Vlorë

  • Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin E. Sh., vjeç 30 banues në Vlorë, pasi ndaj tij ,ka ushtruar dhunë psikologjike motra, B. Sh., vjeç 38, banuese në Vlorë. Materialet iu kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here