Ja si të përgatisni vezë turshi! Receta…

0
686

Vezë turshi në kavanoz. Po! Ndoshta nuk do t’u kishte shkuar ndër mend, por është një ide brilante dhe pasi ta mësoni nuk do ta ndani nga frigoriferi. Të gjithë do ta pëlqejnë dhe ju duhen vetëm 35 minuta për përgatitjen e tyre..Përbërësit:12 vezë të ziera fort,4 gota uthull,1 lugë çaji kripë,2 qepë të copëtuara,1/3 gotë sheqer,1 lugë çaji erëza.

Përgatitja: Ziejini vezët, qërojini dhe vendosini në një kavanoz të madh.Hidhni uthullën, qepët e grira, kripën, sheqerin dhe erëzat në një enë dhe vendosini të ziejnë në zjarr mesatar për 5 minuta.Hidheni më pas mbi vezë. Mbylleni kavanozin me kapak dhe lërini gjatë gjithë natës. Vendoseni në frigorifer për 2 javë dhe më pas janë gati për t’u shërbyer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here