Dhe dy ditë kohë të paguani tatimin mbi dividentët, ndryshe…

0
141

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar sot të gjithë tatimpaguesve, shoqërive tregtare dhe personave juridikë, se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për përfituesit.

Në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, kërcënon Drejtoria, zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar që parashikojnë: penalitet në vlerën 10,000 lekë për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim, si dhe penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here