“Çfarë na duhen laboratoret, planet e monitorimit, ne jemi policë me shkop…”

0
PANARITI PER VIZITEN E TIJ NE FRANCE - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij ne France, ku eshte zgjedhur anetar i Bordit Drejtues te planit te veprimit per biodiversitetin e qyteteve te rajonit te Mesdheut.

Deputeti i LSI Edmond Panarit permes nje postimi ne facebook ka reaguar pas bllokimit nga AKU te 27 ton mishi nga Brazili. Ai ka rikujtuar deklaratat e minstrit te bujqesise ku thoshte njeqind perqind siguri ushqimore dhe madje shume shpejt, por situata aktuale deshmon te kunderten.

Loading...

Postimi i plotë:

Njeqind perqind siguri ushqimore dhe madje shume shpejt… deklaron Ministri i Bujqesise… Që sot shpallet Shqiperia, vendi i parë dhe i papare i sterilitetit dhe i virgjerise ushqimore ne bote… Garantuar nga policet…. dhe Autoriteti Policor Shqiptar i Ushqimit… Çfarë na duhen laboratoret, planet e monitorimit, analizat, interpretimet e te dhenave, vleresimi, standartet ?! Ne kemi policet me shkop, shirit bllokimi dhe bllok gjobash…!!..Kaq duhet!…. FDA e Amerikes dhe EFSA – e Evropes, që deklarojne se kercenimi nga ushqimet e ndotur dhe te falsifikuara është real dhe ne rritje, te mbyllin menjehere zyrat, institutet dhe laboratoret dhe te vijne ne Shqiperi për të njohur nga afër sistemin njeqind perqind te sigurise ushqimore….. Amerika këtë garanci nuk ua jep as astronauteve ne stacionet hapesinore… prandaj te vijne ketu te Autoriteti Policor Shqiptar i Ushqimit për ta zbuluar!

Loading...

Lini nje pergjigje