Vëllai i Messit dënohet me burg

0

Vëllai i Lionel Messit, Matias është dënuar nga autoritetet argjenitanse me 2 vite e gjysmë burg për armabjtje pa leje, shkruajnë mediat vendase.

Loading...

Bëhet me dije se vëllai i lojtarit të Barcelonës nuk do ta shlyej pas hekurave dënimin  por do të kryejë punë në shërbim të komunitetit në Rosario. Gjithashtu, nuk mund të largohet nga Argjentina.

Gazeta ‘La Capital’ thotë se ky vendimi u arrit pas  një marrëveshje të hollësisihme të kryer nga hetimi e prokurorisë.

 “Nuk mund të vërtetohet që armën e mbante për qëllime kriminale”, tha prokurori Lucas Altare për “Clarin”.

Vëllai më i madh i lojtarit të Barcelonës u shtrua në spital më 30 nëntor, pasi kishte pësuar një aksident me varkën që po drejtonte, që u mbulua plotësisht me gjakun e tij. Në mjetin lundrues policët gjetën një armë të padeklaruar.

Menjëherë, familja e Messit lëshoi një deklaratë në të cilën pretendonte se arma nuk ishte e Matiasit dhe u zbulua disa orë pasi ai u largua nga varka.

Loading...

Lini nje pergjigje